Qëndron Kastrati nga PSD-ja ka humbur zgjedhjet në komunën e Kamenicës, të cilën e udhëhoqi për katër vite me radhë.
Për humbjen e Kastratit ka reaguar ish-bashkëpartiaki, Shpend Ahmeti, i cili ka shkruar se Qëndroni ka qenë inspirim për të.
“Suksese Qëndron! Për mua ke qenë inspirim edhe për punën por edhe vullnetin!”, ka shkruar Ahmeti.
Komunën e Kamenicës e ka fituar kandidati i VV-së Kadri Rahimaj.