Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAhmeti: Inati mes Kurtit dhe Ramës po e dëmton Kosovën dhe Shqipërinë

Ahmeti: Inati mes Kurtit dhe Ramës po e dëmton Kosovën dhe Shqipërinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka cilësuar si kompleks inferioriteti qasjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të falënderohet Serbia për lejen e lëvizjes nëpër rajon.

Ahmeti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se inati i kryeministrave, duke iu referuar kryeministrit Kurti dhe Ramës, po i dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë.

“Sot, Kosova mbrohet nga Shqipëria e Shqipëria mga Kosova (covid). Më lehtë me dal në Serbi se Shqipëri”, shkroi i pari i Prishtinës.

Postimi i plotë:

Edhe pse kemi të drejtë, ndoshta nuk duhet të sillemi si grindavecë që prishin çdo nismë.  Por, qasja e Z. Rama se duhet të mirëpresim dhe falenderojmë lejen e Serbisë për lëvizje është kompleks i inferioritetit.  Inatet e kryemnistrave ndaj njëri tjetrit po na dëmtojnë. Në vend se të flitet për mosnjohjen e Serbisë, sot në Tiranë kemi dëgjuar akuza të ndërsjella shqiptare.

Sot, Kosova mbrohet nga Shqipëria e Shqipëria mga Kosova (covid). Më lehtë me dal në Serbi se Shqipëri.

Kthjelluni, jeni intelektualë e lider por jo të bëhemi për inat aleat me të tjerët para se të bëhemi me njeri tjetrin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments