Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas vizitës së homologut grek, Kostas Bakoyannis në Prishtinë pret që t’i forcojmë lidhjet me Athinën.
Ahmeti tha se me Bakoyannis kanë folur shumë për qeverisjen lokale teksa diskutuan edhe për dallimet që kanë Prishtina dhe Athina si kryeqytete.
“Me Athinën presim që t’i forcojmë lidhjet pasi kjo na ndihmon për të kuptuar grekët më mirë Kosovën dhe ne të kuptojmë mirë Greqinë kështu për të forcuar më shumë lidhjet që mund të kemi”.
“Athina është e lashtë dhe është planifikuar ndërsa Prishtina nuk është e planifikuar tash po mundohemi pasi jemi bashkë në disa organizata dhe dihet që ambienti dhe cilësia e jetës janë çështjet kryesore, janë disa projekte afatgjata dhe nuk mund të përfundojnë gjatë këtij mandati por kemi diskutuar për qeverisjen lokale”.
“Buxheti i Prishtinës është i vogël për dallim prej disa qyteteve në Greqi. Por, është më i madhi në Kosovë jemi duke u mundu që t’i reduktojmë makinat në qendër të qytetit dhe të shtojmë hapësirat e gjelbra”, tha Ahmeti. Ne klankosova.
Teksa është në përfundim të mandatit Ahmeti thotë i ka arritur objektivat që i kishte pasur teksa thotë se problemet nuk përfundojnë asnjëherë.
“Ne i kemi arritur objektivat që i kemi qitë pasi problemet nuk përfundojnë asnjëherë, çdo herë dalin çështje të reja. Athina është shumë moti kryeqytet dhe ende kanë probleme me bërllog, automjete e gjëra të tjera pasi punët nuk përfundojnë asnjëherë”.
“Mendoj se asnjëri nuk do të matemi gjatë kohës sa jemi kryetar. Jam i bindur që fëmijët dhe ata që vijnë pas neve janë edhe më të mençur se ne që do i qojnë qytetet përpara”.