Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se 21 mijë persona të infektuar me COVID-19 në komunën që udhëheq ai, janë mbështetur përmes rimbursimit.
Ai ka thënë se shuma totale e rimbursimeve ka arritur vlerën totale 1, 044, 850 euro.
Përndryshe, Ahmeti ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen e qytetarëve të infektuar me koronavirus.
Shkrimi i tij:
21 mijë persona të prekur nga COVID-19 në Prishtinë, janë mbështetur nga Komuna e Prishtinës përmes rimbursimit.
Shuma totale e rimbursimeve nga Komuna arriti vlerën totale 1, 044, 850 euro.
Ne do të vazhdojmë mbështetjen e qytetarëve tanë të prekur nga sëmundja COVID-19, si dhe të punojmë bashkërisht në rimëkëmbjen e nevojshme.