Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.
Ahmeti tha se për katër ditë janë shkaktuar 104 vdekje si pasojë e këtij virusi, duke shtuar se kjo po ndodhë në ditët kur po shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindra mijëra falas nga shtetet e huaja.
Ky reagim i Ahmetit erdhi pasi nga MSh dje u bë e ditur se janë lënë jashtë përdorimin mbi 130 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, kinse për shkak të kalimit të afatit.
Shpend Ahmeti tha se duhet lënë anash teoritë e Facebook-ut dhe se e vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë.
Postimi i plotë:
104 vdekje për katër ditë!
Në ditët kur shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindra mija falas nga shtetet e tjera.
Mbi 50 milion britanezë janë vaksinuar me A. Zeneca, mbi 100 milion amerikanë me Pfeizer. Leni teoritë e facebookut. E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë. Fatkeqësi ka qenë me vdek kur ska pas vaksinë. tash është Tragjedi me vetëdije!
prej korrikut të vitit 2020 kemi kërkuar që fokusi të jetë vetëm në vaksinë. Atëherë jemi përqeshur. Por është prej atyre rasteve kur je i pikëlluar pse e kemi pasur mirë.
kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim. Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe!.