Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAgolli i LDK-së për Mitrovicë: Në 10 vjetët e fundit nuk kemi...

Agolli i LDK-së për Mitrovicë: Në 10 vjetët e fundit nuk kemi pasur politikanë që janë njerëz të mirë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga LDK-ja, Armend Agolli, ka thënë se në dhjetë vjetët e fundit nuk kemi pasur politikanë që kanë qenë edhe njerëz të mirë.

Agolli tha se kemi pasur vetëm dy llojë të politikanëve, që kanë vjedhur ose që s’kanë qenë normal.

Fatkeqësisht ne gjatë historisë, gjatë 10 vjetëve të fundit nuk kemi pasur politikanë të mirë. Sidomos nuk kemi pasur politikanë që kanë qenë njerëz të mirë. Ose kemi pasur politikanë që kanë vjedhur, ose që s’kanë qenë normal”, është shprehur Agolli.

“S’po them për krejt, por një pjesë e madhe e tyre, në të gjitha partitë, më së paku në LDK. Në partitë tjera kemi pasur këtë lloj që e thash unë”, ka thënë Agolli.

Tutje, Agolli tha se sipas tij për të qenë politikan i mirë, fillimisht duhet qenë i dëshmuar si njeri i mirë.

“Për të qenë politikan fillimisht duhet qenë i dëshmuar se je njeri i mirë. Nga LDK-ja janë të gjithë njerëz të mirë”, shtoi Agolli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments