Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAGK thotë se u penguan dhe gjobiten nga Policia ekipi i Klan...

AGK thotë se u penguan dhe gjobiten nga Policia ekipi i Klan Kosovës dhe RTV Dukagjinit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se Policia e Kosovës fillimisht ka penguar e më pas edhe ka gjobitur një ekip të Klan Kosovës, i cili kishte shkuar në vendin e ngjarjes për të raportuar për grabitjen e armatosur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Sipas AGK-së, gazetari Flamur Gajtani, kameramani Arben Kajtazi dhe shoferi Gazmend Salihu, u penguan dhe më pas u gjobitën kur tentuan të shkojnë nëpër një rrugë alternative për të mbërritur te vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës gjithashtu ka gjobitur edhe ekipin e RTV Dukagjinit, gazetarin Mehmet Krasniqi dhe kameramanin, Visar Kryeziu. Kjo rrugë u lejua të përdoret nga qytetarët e tjerë, por jo edhe nga këto ekipe televizive.

AGK-ja, e dënon pengimin në punë të këtyre ekipeve dhe e fton Policinë e Kosovës, që në vend se të pengojë, të ndihmojë gazetarët që të bëjnë punën e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments