Për shkak se ata nuk i raportuan të gjitha të hyrat dhe pasuritë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi përcaktoi se kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq dhe shumica e ministrave të tij e shkelën Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit.
Agjencia lëshoi urdhra kundërvajtës me të cilët zyrtarët publik Mladen Bojaniq, Jelena Boroviniq Bojoviq, Olivera Injaq, Jakov Milatoviq, Gjorgje Raduloviq, Tamara Srzentiq, Ratko Mitroviq dhe Zdravko Krivokapiq u gjobitën secili me nga 500 euro, shkruan Vijesti.
Ligji përcakton se një zyrtar publik është i detyruar të paraqesë të dhëna të sakta dhe të plota në raportet e të ardhurave dhe pronës.
Për ata që nuk e bëjnë këtë, parashikohet një gjobë prej 500 deri në 2.000 euro.