Në listën e ngushtë janë përzgjedhur tre kandidatë për këtë pozitë. Mirëpo edhe pas dy muajsh procesi i zgjedhjes së drejtorit të ri duket larg përfundimit.
Në AKP thonë se konkursi është u suspendua shkaku i parimit të ankesave nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, raporton RTV Dukagjini.
“Procesi është pezulluar më datë 23 shkurt pas pranimit të njoftimit se në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës janë ushtruar dy ankesa në procedurën e rekrutimit për pozitën drejtor menaxhues. Bazuar në Ligjin Nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, pezullohet procedura e rekrutimit për këtë pozitë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga KPMSHC”, thuhet në përgjigjen e AKP-së.
Ndërsa kandidati Muharrem Arifi thotë se për pezullimin e konkursit u njoftuan pak minuta para se të futeshin në testin me shkrim.
“Po jemi njoftuar pak minuta para fillimit te testit me shkrim me arsyetimin se ky test nuk do të mbahet për shkak të ankesave në KPMSHC. Komisioni për përzgjedhje është jo në përputhje me Ligj dhe procedura”, tha ai.
Përveç Arifit në listën e ngushtë për këtë pozitë janë edhe Arben Limani dhe Bujar Sadiku.
Njohësi i ekonomisë Safet Gerxhaliu thotë se kompletimi i bordit të AKP-së është shumë i rëndësishëm dhe ky konkurs nuk do të ndikohet nga politika.
Pas dorëheqjes së Tolajt, udhëheqësja e kësaj Agjencie ka mbetur në duart e Avni Jasharit, i cili e mban pozitën zëvendësdrejtor menaxhues.
Planet e Qeverisë Kurti janë për shuarjen në tërësi të këtij institucioni për të pasuar nga fondi sovran baza ligjore e të cilit është duke u përgatitur.