Një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve i ka thënë një gazete italiane se është e qartë se ekziston një lidhje mes vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe një lloji të rrallë të mpiksjes së gjakut, por shkaku ende është i panjohur.
“Sipas mendimit tim, mund ta themi këtë tani, është e qartë se është një lidhje me vaksinën, por ende nuk e dimë se çfarë e shkakton reaksionin”, tha shefi për vaksina i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve për gazetën “Il Messaggero”.
Raportohet se zyrtari i lartë i ka thënë gazetës së agjencia në të cilën bën pjesë do të dalë me deklaratë për këtë çështje në orët e ardhshme.