Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pozuar mbi urën e lumit Ibër që e ndan qytetin në veri të Kosovës.
Bahtiri fotografinë e ka publikuar në Facebook.
“Sot, Kosovës po i vjen era shtet!”, kas hkruar ai.
Kështu, ai siç duket i është referuar vendimit të Qeverisë për të mos lejuar organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, pasi qeveria serbe refuzoi të dërgonte kërkesë zyrtare për lejimin e tyre.