Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rrahimaj është bërë viral në rrjete sociale pas një huqje që ka bërë.
Rrahimaj ka qenë i ftuar së bashku me kundërkandidatët e tjerë në një debat televiziv, teksa gjatë debatiti i njëjti e ka përdorur gabimisht fjalën “i paqartë”.
“Ndryshe e thotë në vendim ndryshe e thotë para publikut, nuk është i paqartë, nuk është i sigurt edhe në atë që e bën”, thotë Rrahimaj.
Moderatori disa herë tenton ta përmirësoj, por Rrahimaj përgjigjet prapë njësoj duke thënë nuk është i paqartë.
Përsëri moderatori tenton që t’i tregoj se shprehja: “nuk është i paqartë” i bie që është i qartë, por kandidati për kryetar vazhdon të thotë se nuk është i paqartë.
Qytetarë të shumtë janë tallur edhe me kryetarin aktual të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin i cili ka probleme bazike në lexim të fjalëve