Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAgim Bahtiri bëri dallavere edhe me skemën sociale për të varfrit e...

Agim Bahtiri bëri dallavere edhe me skemën sociale për të varfrit e Mitrovicës

Agjencia Kundër Korrupsionit i ka kërkuar kryetarit aktual të Mitrovicës, Agim Bahtirit dhe Drejtorit të Drejtorisë së Prokurimit në Komunën e Mitrovicës, Bekim Mujës, sqarim lidhur me tenderin “Furnizimi me pako ushqimore dhe higjienike për familje gjendje sociale skamnore nga ZKKK”.

Sipas kësaj agjencie, duke vepruar sipas detyrës zyrtare, më saktësisht më datën 09/11/2020, pas kontrollimit të njoftimeve për kontratë që ka bërë në sistemin elektronik të prokurimit, ka analizuar kontratën e Komunës së Mitrovicës,

Nga kjo analizë, në bazë të dokumenteve të nxjerra, prokurimi ka analizuar njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit, ku ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurën e koutimit me vlerë të parashikuar në shumën prej 2.900 eurove.
Gjithashtu, AKK ka kërkuar nga Operatori Ekonomik të ofrojë së paku një kontratë dhe një referencë për furnizime të njëjta ose të ngjashme (furnizim me ushqim) në vlerë prej 4.350 euro në tre vitet e fundit, që i bie nga data e publikimit të njoftimit.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit kjo konsiderohet se nuk është në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi për prokurimin publik, më saktësisht me nenin 69.

Agjencia konsideron se Autoriteti Kontraktues nuk ka të drejtë të bëjë kufizimin e numrit të kontratave dhe referencave në vlerën e caktuar.

E rëndësishme për Autoritetin Kontraktues është që ta vërtetojë se operatorët ekonomik përmbushin vlerën minimale, e cila është kërkuar nga ana e Autoritetit Kontraktues, pavarësisht numrit të kontratave dhe referencave.

Gjithashtu, AKK ka konsideruar se shkelje të tilla nuk duhet lejuar në aktivitete të prokurimit, andaj ka rekomanduar që të evitohen këto shkelje, përmes njoftimit standard për informata shtesë dhe për përmirësimin e gabimeve, duke i njoftuar operatorët të cilët e kanë tërhequr dosjen e këtij tenderi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments