Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAfati i dytë për master, pak vende në Edukim

Afati i dytë për master, pak vende në Edukim

Kush nuk u pranua në të parin, mund të provojë në të dytin. Bëhet fjalë për afatin plotësues të studimeve master që është hapur në Universitetin e Prishtinës.

 

569 kandidatë do të pranohen në këtë institucion, në drejtimet që nuk u plotësuan nga konkursi i parë.

Në pothuajse shumicën e njësive akademike ka vende të lira, por në disa prej tyre më shumë.

Fakulteti i edukimit është njëri prej institucioneve që u stërmbush qysh në afatin e parë në programet e studimit master dhe tashti ka më pak opsione zgjedhjeje për të interesuarit.

Në afatin e parë, rreth 1800 studentë për këtë nivel u pranuan në UP, ndërkaq sipas rregullave të konkursit kandidatët nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, departament, drejtim apo program.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments