Një aeroplan me 134 persona bëri një ulje emergjente në Graz të Austrisë, kur një nga pasagjerët e tij refuzoi të dilte nga tualeti.
Sipas Brusselstimes, përcjell Telegrafi, policia lokale tha se pasagjeri u mbyll në tualet menjëherë pas ngritjes nga Qiproja për në Cyrih të Zvicrës.
Pas aterrimit të aeroplanit, burri më në fund u largua nga tualeti, por pa dhënë asnjë shpjegim për sjelljen e tij.
Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se asgjë e dyshimtë nuk u gjet në bagazhin e tij.
Burri duhej të vazhdonte drejt destinacionit me tren pasi aeroplani ishte ngritur përsëri pas vonesës së pazakontë të fluturimit.