Wednesday, January 22, 2025
HomeLajmeKosovaAdministrohen mbi 2 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19

Administrohen mbi 2 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19

Ministria e Shënde4tësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër virusit Covid-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës, ndërkohë deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 raste të reja me Coronavirus, si dhe një rast i vdekjes.

Në këtë periudhë 34 pacientë janë shëruar nga ky virus.

Numri i rasteve aktive është 352.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments