Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAdministrohen 1.748 doza të vaksinës kundër Covid-19

Administrohen 1.748 doza të vaksinës kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar  se në 24 orët e fundit janë administruar 1.748 doza të vaksinës kundër virusit Covid-19.

Kështu numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.602.881.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 848.452 qytetarë, teksa me të dyja dozat janë vaksinuar 754.429 qytetarë.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19.

Janë shëruar 26 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 380.

“Nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380”, thuhet në njoftim.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments