Dardanët e rinjë kanë arritur një sukses të madh sot.
Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur të kualifikohet në fazën “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Ekipi i Kosovës e arriti këtë gjë pasi e mbyllën grupin 9 me gjashtë pikë të grumbulluara në pozitën e dytë.
Këtij kualifikimi i është gëzuar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi që uroi djelmoshat e Kosovës përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ndjenjë e shkëlqyeshme, Dardanët U17 kualifikohen në “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022”.
“Përgëzimet e mia më të mira për secilin futbollist veç e veç për angazhimin, disiplinën dhe vlerat e treguara në këtë fazë të kualifikimeve, urime për stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin për punën e shkëlqyeshme në përgatitjen e ekipit për këtë cikël kualifikues, urime për të gjithë tifozët dardanë dhe për bashkëatdhetarët tanë që vazhdojnë t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë”.
“Urime dhe u priftë e mbara edhe në fazën e ardhshme kualifikuese. Kosova po dëshmon se ka të ardhme të ndritur, prandaj le të vazhdojmë të punojmë me krenari e përgjegjësi drejt sukseseve të mëdha”, shkroi Ademi në profilin e tij.