AC Milan është gati të rivalizojë Liverpoolin për nënshkrimin e mesfushorit të Lille, Renato Sanches.
“Reds” janë në kërkim të pasuesit së Georginio Ëijnaldum dhe e kanë parë Sanches si pasuesi adekuat.
24-vjeçari shkëlqeu me Lille edicionin e kaluar dhe kur mendoj që do shitej në verë, pësoi një lëndim.
Me AC Milan që më shumë gjasa do humbasin Franck Kessie si agjent i lirë, Gazzetta dello Sport raporton se “Rossonerët” e kanë identifikuar portugezin si transferim ideal.
Raporti shton se Milan është gati edhe të paguajë kërkesat e pagës prej 5.5 milionë euro për vit, por Wolves me Liverpool janë gjithashtu duke shikuar situatën.
Sanches ka shënuar pesë gola dhe dhuruar gjashtë asistime në 67 ndeshje për Lille, derisa kontrata i skadon në vitin 2023.