Kryeministri Albin Kurti po qëndron prej ditësh në Greqi, ndërsa është raportuar se ai është akomoduar në resortin “Grand Resort Lagonisi” në Athinë. Mbrojtja afërt e kryeministrit Kurti, sipas fotografive të publikuara në rrjete sociale, gjendet në një pishinë të një hoteli në qytetin grek Sourpi.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ku përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri Kurti nuk është përgjegjës për mënyrat apo sjelljen e rojeve të afërta.
Sipas tij, ka organe shtetërore që i trajtojnë këto çështje.
“Rojet e afërta janë përgjegjëse për sigurinë e KM, mirëpo KM nuk është përgjegjës për mënyrat apo sjelljen e rojeve të afërta. Ata janë policë të shtetit që prej shumë vitesh. Ka organe shtetërore që trajtojnë këto çështje”, shkroi Abrashi.