Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se ndërkombëtarët duhet të ndihen shumë falënderues që Qeveria e Kosovës vendosi për shkallëzim të sanksioneve ndaj atyre që nuk i kthejnë targat ilegale të lëshuara nga Serbia, në ato RKS.
Në fund të tetorit, Qeveria vendosi që të ketë shkallëzim sanksionesh që nisën nga 1 nëntori, duke refuzuar kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë që afati për lejim të konvertimit të targave të shtyhet për 10 muaj. Sipas vendimit, nga 1 nëntori nisi masa e qortimit për tri javë, pastaj për dy muaj vlen gjobitja, e nga 21 janari targat provuese deri më 21 prill, kur Qeveria ka thënë se do të nisë zbatimi i tërësishëm i vendimit. Partnerët janë shprehur të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë.
Megjithatë, sipas Abrashit, ndërkombëtarët s’duhet të jenë të zhgënjyer, por falënderues.
“Kemi pas kërkesë, insistim të faktorit ndërkombëtar, BE-së, Amerikës, për ta shtyrë afatin vazhdimisht. Ne, me qëllim që të mos i krijojmë pozicion të favorshëm Serbisë edhe e kemi pranuar këtë gjë. Dhe me aq sa e njoh unë Vetëvendosjen, edhe qeverisjen e Vetëvendosjes, ndërkombëtarët duhen me qenë shumë falënderues për këtë lëshim pe. Bile, mendoj është dashtë me bë këso koktej recepsioni për këtë punë. Kemi lëshuar pe për kërkesat të cilat, dorën në zemër, unë nuk mendoj që janë të mira për Kosovën. Nuk janë racionale”, ka thënë ai në “Java sonte me Rronin” në KTV të premten.
Ai e ka quajtur absurde kërkesën e ndërkombëtarëve për ta shtyrë edhe për 10 muaj zbatimin e ligjit për targat ilegale.
Abrashi ka fajësuar ish-pushtetet për fusnotën, që u përdor edhe në rastin e marrëveshjeve të nënshkruara të enjten në Procesin e Berlinit. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në pushtet “po duhet të vendosë se a dëshiron t’i mbajë disa qëndrime me pasoja konkrete në jetën e qytetarëve, apo për ta pritur një moment më të përshtatshëm për t’i përmirësuar gabimet e paraardhësve”.
Me lëshimet pe vazhdimisht, sipas Abrashit, Kosova e ka dëmtuar edhe pozicionin e vet