Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, i ka cilësuar zgjedhjet në komunat veriore si të sigurta dhe pa incidente të mëdha – duke kërkuar që pas këtyre zgjedhjeve të implementohet edhe marrëveshje e Ohrit.
Përmes një postimi në Twitter, Abbot ka përgëzuar institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për mirëmbajtjen dhe monitorimin e këtyre zgjedhjeve.
”E mirëpres që zgjedhjet dje në komunat veriore u zhvilluan të sigurta dhe pa incidente të mëdha. Unë do të doja t’i bëj një nderim zyrtarëve zgjedhorë dhe Policisë që e bëri të mundur këtë. Më vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes së partive politike serbe dhe zgjedhjen”, ka shkruar ambasadori britanik.
”Për serbët në procesin zgjedhor. Raportet për presion dhe kërcënime në raste të caktuara për të mos marrë pjesë janë thellësisht shqetësuese. Pres përparim në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore”, ka deklaruar ai.
Në zgjedhjet e komunave veriore kanë marrë pjesë 3.47 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.