Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me krerët e partive dhe presidenten Vjosa Osmani lidhur me mundësinë për shtyerjen e zgjedhjeve.
Abdixhiku para mediave tha se nuk kishte pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjeve. Tutje ai tha se kjo është një ditë e mirë për demokracinë e vendit.
I pari i LDK-së shtoi se partia e tij do të ushtrojë vullnetarisht fushatë pesë ditore ose fare.
“Në situatën e tanishme unë fillimisht kam bërë një propozim për liderët e aprtive për shkuritmin e fushatës zgjedhore dhe siç jeni informuar kam marrë përgjigje vetëm nga zotri Krasniqi dhe nga zotri Haradinaj, nuk kam marrë përgjigje nga zotri Kurti”, tha Abdixhiku.
“LDK do të ushtroj vullnetarisht fushtatë pesë ditore ose hic, për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Nje skenar I tillë politik nuk bën të ekzekutohet pasi në pyetje është demokracia, ska të bëjë me vullnetin e zgjehdje, nuk kishte pajtueshmeri për shtyejren e zgjedhje. Kjo është një ditë e mirë për demokracinë. Ne duhet të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë por mbi të gjithë qeveria”, shtoi ai.