Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiku: Sot, kujtojmë të 113 heronjtë e Koshares dhe sakrificën e tyre...

Abdixhiku: Sot, kujtojmë të 113 heronjtë e Koshares dhe sakrificën e tyre mbi altarin e lirisë

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarë të Kryesisë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”. 

“Në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, saktësisht 22 vjet më parë, burrat dhe gratë më të mirë të vendit kishin nisur thyerjen e kufirit shqiptar.  Ky akt i tyre trimërie kishte shënuar edhe nisjen e Betejës së Koshares, një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të 20-të. Sot, nderojmë gjithë të rënët; falënderojmë gjithë të gjallët. Sot, kujtojmë të 113 heronjtë e Koshares dhe sakrificën e tyre mbi altarin e lirisë. Agimi, Saliu, Abazi, Xhemajli, Aliu me secilin tjetër të rënë, na kujtojnë se sa rëndë peshon liria, se mbi çfarë sakrifice të shtrenjtë të djemve e vajzave të UÇK-së – gjeneratat e sotme e përjetojnë shtetësinë. Jemi krenarë me ta. Jemi përjetësisht falënderues për ta. Mbi të gjitha, jemi në detyrim me ta; që secilën ditë të sotme ta kthejmë në ditë për atdheun tonë të shenjtë”, tha kryetari Abdixhiku në 22 vjetorin e Betejës së Koshares.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments