Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiku: Qeveria po e mohon krizën, LDK-ja e ka paraparë këtë situatë

Abdixhiku: Qeveria po e mohon krizën, LDK-ja e ka paraparë këtë situatë

Kryetari i LDK-së, Lumit Abdixhiku e quajti “mohuese të krizës” Qeverinë në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

“Qeveria ia ka ndërtuar vetes një pasqyrë fiktive të zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Abdixhiku tha se “është e pashmangshme” që çmimet do të rriten edhe më tej, ndërsa e kritikoi Qeverinë për mosveprim.

“E vërteta është që Kosova po përballet me inflacionin më të madh”, tha ai.

Kreu i LDK-së tha se partia të cilën ai e udhëheq e ka parashikuar këtë situatë.

Ndërsa, edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Qeveria nuk ka “kurrfarë plani” lidhur me situatën e krijuar në vend pas rritjes së çmimeve të prokuteve ushqimore.

Duke mbrojtur Qeverinë e akuzuar, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, iu tha qytetarëve nga seanca e sotme ku po diskutohet rritja e çmimeve të produkteve ushqimorë se kriza “është e pashmangshme”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments