Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama nuk do ta ketë presionin e tij e as të partisë sa i përket stilit të qeverisjes.
Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se partia e tij do t’u japë kryetarëve të komunave mbështetje politike, ndërsa thotë se nuk do të bëjnë qeverisje paralele.
“LDK-ja do të qeverisë me Përparim Ramën e prej Përparim Ramës. S’do ta ketë presionin tim as të partisë mbi stilin e tij qeverisës për zgjedhjen e ekipit, e idetë që i ka por do të ketë vetëm mbështetje partiake.
Përbesë, me’m thon cu shkojmë në Pejë të Gazmend Muhaxherit, në ditsha me gjet ku është komuna si objekt fizik i Pejës nuk e di, e le më t’i përzihem Gazmendit, Imri Muhametit, e Burimit në Fushë Kosovë, edhe Përparimit”, tha Abdixhiku.
Ai tha se nuk do të bëjnë qeverisje paralele, siç ka ndodh në Prishtinë më herët.
“Në japim mbështetje politike, as nuk bëjmë qeverisje paralaele sic ka ndodh në Prishtinë më herët, ku partia ka qeverisë me komunën, e kryetari ka qenë sa për qind aty si kukëll. Çdo njeri që ka vullnet e dëshirë për të kontribuar në Prishtinë do të ketë një platformë të shtrirjes së kësaj ideje”.