Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiku pasi Gashit iu ndal fjala në Kuvend: Pushteti tani që i...

Abdixhiku pasi Gashit iu ndal fjala në Kuvend: Pushteti tani që i ka të gjitha, nuk guxon të sillet si opozitë

 

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar zhvillimet politike që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai po ashtu foli edhe për largimin nga salla të deputetëve të LDK-së, pasi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu është ndalur fjala.

Abdixhiku thotë se të mos jepet fjala për një mocion procedural është e paarsyeshme.

“Kam kuptuar se fjala është kërkuar përmocion procedural,  dhe është totalisht e paarsyeshme e pakuptueshme që s’jepet fjala për mocion procedural. Pushteti tani që i ka të gjitha nuk guxon të sillet si opozitë, sepse kur sillet si opozit prodhon diktat. Kur kjo lëvizje e ka shumicën, nuk e kuptoj se për çka frikësohet, nga argumentet”, tha Abdixhiku në Rubikon.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ia ka ndalur fjalën shefit të Grupit Palramentar, Arben Gashi, i cili po ankohej lidhur me hapësirën e parabartë që sipas tij kryesuesja e Kuvendit po ua ofron ministrave dhe deputetëve.

Kujtojmë se sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pasur përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të VV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments