Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, njofton se sot kjo parti shënoi 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Prizren.
Teksa ka ndarë fotografi të kësaj ngjarje në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku ka deklaruar se “LDK sot ka këtë detyrë. Të kapërcejë mbi popullizmin e së shkuarës, për t’i dhënë përgjigje çështjeve që na definojnë të tashmen e të“Në Prizrenin e Lidhjes, mes veprimtarëve tanë, shënuam 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Prizren. Përtej nderimit të së shkuarës, projektuam të ardhmen. Atë që vendit i sjellë një zë politik modern, në përputhje me përballjet e qytetarëve e zhvillimor në transformimin e madh që i duhet Kosovës. LDK sot ka këtë detyrë. Të kapërcejë mbi popullizmin e së shkuarës, për t’i dhënë përgjigje çështjeve që na definojnë të tashmen e të ardhmen. Sepse kemi humbur kohë shumë, sepse meritojmë më shumë. Mobilizimi ynë politik, sikurse ky në Prizren, po na shoqëron në çdo anë e çdo qytet. Për këtë jemi krenar të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku. ardhmen”.https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10159634525727759