Thursday, February 6, 2025
HomeLajmeKosovaAbdixhiku me video-mesazh për të papërcaktuarit: Na shihni përtej vijave partiake

Abdixhiku me video-mesazh për të papërcaktuarit: Na shihni përtej vijave partiake

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video-mesazh për të grupin e njerëzve të papërcaktuar në votimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abdixhiku iu bën thirrje atyre që ta shohin LDK përtej vijave partiake. Ani pse ky grup, janë të dëshpëruar e thonë që s’ka alternativë.

’Po ju flas si Lumir, jo vetëm si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. T’ju tregoj për fushatën

time, për projektet tona, për atë se çfarë përfaqësojnë. Kam refuzuar të bëj fushatë negative. Kam refuzuar të ndaj, të përçaj, të ftoj

qytetarëve ndarje e urrejtje. Në vend të saj, kam folur për projekte konkrete. Kam folur për pesë miliardë euro investime që do t’i bëjmë për katërvjet. Kam prezantuar projektin e spitalit të ri, që do të bëhet këtu në Prishtinë. Kam prezantuar projektin e kompleksit sportiv. Kam folur për parkun teknologjik, ku do të punësohen tridhjetë e pesë mijë të rinj të Kosovës’’, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku tutje ka lutur ata që ta shohin përtej vijave partiake.

‘’Ndryshimi i vërtetë jeni ju. Me ju bashkë Republika e Kosovës bëhet siç e kemi ëndërruar gjithëherë’’.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments