“Ky rikthim i LDK-së, për secilin nga ne është arritje dhe përgjegjësi. Jam jashtëzakonisht i lumtur që të jap rezultatet përfundimtare të mbledhura nga vëzhguesit e LDK-së. Në Prishtinë LDK ka siguruar raundin e dytë, në Prishtinë me kryetar Gazmend Muhaxheri,në Lipjan me kryetar Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë me kryetar Burim Berisha”, tha Abdixhiku.
Ai po ashtu tha festën do ta vazhdojnë në Llap.
“Jemi duke pri në Gjilan dhe në Podujevë do të rikthehemi sërish, kandidati ynë i ka 46%. Në Viti prijmë, në Istog, Vushtrri dhe në Dragash. LDK ka fituar, prin ose është në garë plot në 11 komuna të Republikës. Sonte festën do ta vazhdojmë në Llap”, ka thënë ai.