Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë intervistës në emisionin “Pressing,” shprehu bindjen për mbështetjen masive nga diaspora.
Ai theksoi se nga 104,924 qytetarë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit, të paktën 40 mijë janë mbështetës të LDK-së.
“Më lejoni t’iu bind për fitoret e para të LDK-së që i kemi tani. Pra, s’po flas për percepcion, po flas për rezultate konkrete. Po flas për 104 mijë e 924 të regjistruar në mërgatë. Zyrtarisht të regjistruar në mërgatë qytetarë tanë me të drejtë vote sipas sistemit të tanishëm, të cilët unë me siguri po ju flas këtu si kryetar i LDK-së, sepse nuk jam çmendur të flas diçka e më pas, pas 25 ditëve të dal në skenë e të them se kam ditë, po ju flas që 40 mijë prej tyre janë mbështetës të LDK-së dhe vota do të vijnë, së paku, së paku 40 mijë për këto zgjedhje nga mërgata”, tha Abdixhiku.