Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, pasi e ka falur namazin në Xhaminë e Madhe në Pinjesh të Ulqinit.
Ai iu bashkua besimtarëve myslimanë që Ulqinit në faljen e Bajramit.
Duke publikuar disa fotografi nga xhamia ku e ka falur namazin e Bajramit, Abazoviq ka uruar që për këtë festë të mbizotërojnë paqja dhe solidariteti.
“Uroj që Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë ta mirëpresin këtë festë me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot, duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
Abazoviq e mori postin e kryeministrit të Malit të Zi të enjten.