Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur mbrëmë për iniciativën e Minishengenit, që tashmë quhen “Open Ballkan”.
Abazoviq ka thënë se kjo ide është shumë afër ideve të tij personale.
Sipas tij, kufijtë duhet të bëhen të padukshme, por jo të ndryshohen.
“Nëse e ardhmja jonë është në BE ajo duhet me qenë e ardhme pa kufij. Nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam që të bëhen kufijtë e padukshme. Ta shihni tabelën “Mirësevini në Shqipëri”, “Mirësevini në Mal të Zi”, por jo të pritni si turistë nëse doni të shkoni për vizitë”, ka deklaruar Abazoviq në “Opinion”.