Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaAbazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën: Marrëdhënie miqësore me...

Abazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën: Marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjtë

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilët e uruan për detyrën e re.

Abazoviq publikoi një kolazh me fotografitë e liderëve botërorë e rajonalë të cilët e uruan.

“Në 10 ditët e fundit kam marrë një numër të madh urimesh nga e gjithë bota, nga shumë presidentë shtetesh, kryetarë parlamentesh, kryeministra, deputetë, diplomatë, komuniteti shkencor, akademik dhe i biznesit, sektori i OJQ-ve dhe mediave. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja!”, shkroi ai.

Abazoviq premtoi marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet fqinje.

“Premtojmë se do të punojmë në interes të qytetarëve, për Malin e Zi evropian dhe ekologjik, i cili do të zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjithë shtetet fqinjë!”, shkroi ai.

Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër i Malit të Zi më 28 prill.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments