Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka vendosur një shirit me mbishkrimin ”Danger” në kohën kur po fliste shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Fjalimi i saj u përcoll edhe me zhurmë nga deputetët e LDK-së të cilët e kanë kundërshtuar atë duke i rënë tavolinave me duar.
Ndërkohë, gjatë fjalimit u dëgjuan edhe brohoritje duke thënë “marre, marre”.
Këto kundërshtime vijnë pas publikimit të video-incizimeve në të cilin Kusari-Lila bisedon me terroristin Milan Radoiçiq. Ndërkohë që dëgjohen duke folur për votimin e pagës minimale e votimin e një gjyqtari të Kushtetueses. Kusari-Lila e ka quajtur “të montuar” e të fabrikuar” përgjimin.