Në reagimin e AAK-së në Junik thuhet se aktivisti i LDK-së Giqë Knushi, dhe Lulzim Gacaferi i VV-së, po orientojnë votuesit ku të votojnë dhe si të votojnë brenda Qendrës së Votimit!
Tutje, AAK ka bërë thirrje ndaj organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, të marrë masa të menjëhershme, në ndalimin e veprimtarive korruptive për blerjen e votës dhe presion direkt mbi votuesit
Reagimi i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega ne Junik, i bënë thirrje publike organeve të rendit, policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, të marrë masa të menjëhershme, në ndalimin e veprimtarive korruptive për blerjen e votës dhe presion direkt mbi votuesit, siç është rasti i videos, ku shihet aktivisti i LDK-së Giqë Knushi, dhe Lulzim Gacaferi i VV-së, të cilet po menaxhojnë dhe orienton votuesit ku të votojnë dhe si të votojnë brenda Qendrës së Votimit!
Institucionet përgjegjëse urgjentisht të marrin masa ndaj personit ne fjalë dhe secilit që bëhet pjesë e organizimit për prishjen e zgjedhjeve, duke shantazhuar, manipuluar, ndikuar, e kërcënuar votuesit e Junikut!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Junik, e kupton panikun dhe ndjenjën e humbjes së kampit kundërshtar, të cilët të bindur në humbjen e sigurt, po tentojnë që në çdo formë ta devijojnë vullnetin e qytetarëve.
Përpjekjet e tyre do janë të destinuara që të dështojnë. AAK dega ne Junik, ju bënë thirrje strukturave të saj, të gjitha niveleve organizative, aktivistëve, simpatizantëve dhe gjithë qytetarëve të Junikut, të përmbahen nga çdo inskenim i ulët i kampit humbës.
Asnjë metodë e shantazhit nuk e ndalon vullnetin dhe bindjen e qytetarëve të Junikut, në përcaktimin e tyre!
Me veprime të tilla të paskrupullta, njolloset procesi zgjedhor por edhe vet imazhi i Junikut! Fjala e popullit thotë “Ai i cili i bënë gropën tjetrit, do të bije vet në të”, sepse e drejta e popullit është me të drejtën e Zotit! Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit!
Me respekt, Dega e AAK-së ne Junik