Kryesia e Kuvendit të Kosovës është duke zhvilluar sot mbledhjen e parë lidhur me sezonin vjeshtor të punimeve të Kuvendit.
Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri theksoi se çdo vaksinë që jepet në Kosovë është e certifikuar dhe qytetarët nuk duhet të refuzojnë marrjen e tyre, mbi të gjitha për shkak se duhet të bëhet forcimi i dorës së shtetit në raport me menaxhimin e pandemisë.
“Jemi në një situatë katastrofale, në një situatë ku nuk kemi arrit të bëhemi pika më e zezë e menaxhimit të pandemisë është e palogjikshme të mos e trajtojmë këtë temë.Në dakordim ishim që të shtyjmë përpara dhe të trajtojmë këtë temë me të vetmin qëllim që të ndihmojmë në menaxhimin më të mirë për shkak se situata nuk është mirë.Kemi raste të mëdha aktive dhe nëse shkon kështu edhe do të varfërohemi”, tha ai.
Tutje Tahiri tha se sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve lokale, kjo kërkesë është totalisht e palogjikshme dhe kjo kërkesë bie ndesh me të gjitha praktikat e demokracisë.
Sipas tij kjo kërkesë nuk ka as bazë ligjore e as demokratike.
“Ndërlidhja shembull me Podujevë ku ka ekzistu një zv/kryetarë, më 17 tetor komunave të Kosovës nuk mund tu vazhdohet kontrata për menaxhimin e komunës për shkak se ata në kontratë e kanë vetëm qytetarët dhe zgjedhjet. Siç shihet ka një krizë, një drojë e madhe veçanërisht nga Qeveria dhe duan të shfrytëzojnë këtë mekanizëm. Zgjedhjet nuk duhet të shtyhen, mund të bëjmë inovacione në raport me fushatën, pra mund ta bëjmë online apo ta shkurtojmë fushatën pra në këtë temë s’ka asnjë problem, por shtyrja e zgjedhjeve realisht është goditja më e madhe pas luftës që i jepet demokracisë në Kosovë.Deri dje i hapën të gjitha veprimtaritë, sot duan të mbyllin zgjedhjet me qëllimet e tyre politike”, tha Tahiri.
Tutje ai foli edhe për çështjen e fundit që ka të bëjë me deklaratën e zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi për “arkivat e UÇK-së”.
“Sa i përket çështjes së arkivave të UÇK-së janë disa tema të këtij populli që lidhen me historinë tonë të lavdishme e ajo histori është lufta për liri, luftë e cila është vlera më e madhe kombëtare e këtij vendi e këtij kombi ndër shekuj.
Duke qenë se është kështu duhet të kemi kujdes në veçanti Qeveria duhet të ketë shumë saktësi çka flet për këtë temë”, shtoi ai.