Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaAAK kërkon anëtarësim urgjent të Kosovës në NATO

AAK kërkon anëtarësim urgjent të Kosovës në NATO

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot Kryesinë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend.

Në një komunikatë zyrtare, AAK thotë se janë të shqetësuar për mosveprimin e Qeverisë ndaj kërkesave të minatorëve të Trepçës.

AAK thotë gjithashtu se Qeveria duhet të zbatojë obligimet e marra në dialog dhe të nisë procesin e anëtarësimit në NATO.

Kjo është komunikata e AAK-së nga mbledhja e sotme:

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është diskutuar për situatën politike në vend. Aleanca insiston në zbatimin sa më parë të obligimeve të marrura nga ana e Qeverisë së Kosovës në dialog, si një hap që përshpejton rrugën integruese të Kosovës e veçanërisht perspektivën tonë për anëtarësim në NATO. Nisja e procesit për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duhet të trajtohet si urgjencë. Vetëm si anëtare e saj, Kosova është e sigurtë dhe me një të ardhme për zhvillim dhe stabilitet.

Gjithashtu, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e sheh me shqetësim mosveprimin e Qeverisë ndaj kërkesave të minatorëve të Trepçës në ditën e tetë të grevës së tyre. AAK vlerëson se kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime si dhe i kërkon Qeverisë që sa më parë të marrë veprime për plotësimin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments