Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur kandidatin e tyre për kryetar të Komunës së Pejës.
Kandidati i këtij subjekti politik për qytetin e Pejës është doktori i njohur, Arbër Tolaj .
Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Arbër Grabovci, i cili ditë më parë ka njoftuar se është tërhequr nga pozita e kandidimit për këtë komunë.
“Urime kryetari im urime kryetari i ri Pejës”, shkroi Grabovci në llogarinë e tij në Facebook.