Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dalë në krah Vetëvendosjes në garën për balotazh në komunën e Kamenicës.
Kjo u bë e ditur nga kandidati i kësaj partie për këtë komunë, Faton Jakupi.
Jakupi u radhit i katërti në zgjedhjet në Kamenicë, pas Qendron Kastratit, VV-së dhe PDK-së.
Në garën për balotazh, do të jenë në garë Qendron Kastrati i PSD-së dhe Kadri Rahimaj i VV-së.
Postimi i plotë:
Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues së AAK dega në Dardanë,duke u bazuar në Statutin e saj dhe me shumicë votash, u mor VENDIM, që në garen e balotazhit në zgjedhjet për kryetar të komunës ta përkrahë kandidatin e VV.
Bashkë dhe ndershëm!.