Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaAAK e hapur të bisedojë me Kurtin rreth dialogut

AAK e hapur të bisedojë me Kurtin rreth dialogut

Drejtori i Institutit “EPIK”, thotë që sa më parë që mbyllen të gjitha çështjet me Serbinë aq më mirë është për vendin.

Flamuri shqipëtar në Gllogjan nuk ndalej së valvulari.

E varret e dëshmorëve që dhanë jetën për liri në këtë vend janë të shumta.

Megjithatë varrin e Agim Selmanajt këtë të shtunë e vizitoi kreu i AAK Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmendi disa nga virtytet që kishte Selmanaj.

Megjithatë në këtë vizitë Haradinaj nuk hezitoi të flasë edhe për dialogun.

Ai tha se AAK është e hapur të shkojë në bisedime me Kurtin në lidhje me bisedimet me Serbinë.

E se çështja e dialogut me Serbinë duhet të jetë prioriteti i parë i Qeverisë Kurti, tha edhe drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha

Shasha thotë sa më parë që mbyllen të gjitha çështjet me Serbinë aq më mirë është për vendin.

Shasha gjithashtu shtoi se respektimi i marrëveshjeve që janë negociuar deri më tani nuk mund të rishikohen  pasi ato duhet vetëm të zbatohen.

Ndryshe, dialogu me Serbinë pritet të vazhdojë në muajin qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments