Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeA ra blloku A5 nga sistemi? Përgjigjen nga KEK

A ra blloku A5 nga sistemi? Përgjigjen nga KEK

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se blloku A5 përsëri ka pasur ndalesa, të cilat zëdhënësi Skender Bucolli i ka quajtur si të planifikuara dhe të nevojshme, pasi që kjo njësi ishte ende në fazë testuese.

Njësia A5, që tani është bërë ndoshta blloku më i njohur në Kosovë, ende nuk është rikthyer në operim të plotë.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, në një përgjigje për Gazetën Express, ka bërë të ditur se prej datës 6 maj, pas fazës së remontit kapital, njësia është rikthyer në funksion dhe ka qenë në fazë testuese.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital  ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese.”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se gjatë kësaj periudhe, janë evidentuar disa vërejtje të cilat tani janë në fazë të eliminimit. Pas kësaj faze, njësia do të rikthehet në operim.

“Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat jemi në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti. Për më tepër, pas remonteve kapitale janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments