Francezët njihen prej kohësh për modën, por duket se presidenti Emmanuel Macron ka nis të marrë këshilla stili nga lideri europian më në modë aktualisht.
Bëhet fjalë për ukrainasin Volodymyr Zelensky, i cili ka kaluar tre javët e fundit i veshur me xhup ushtrie teksa punon për mbrojtjen e vendit të tij.
Zelensky ka heq kostumin dhe kravatën me të cilën zakonisht shihen krerët e shtetit, duke zgjedhur xhupin.
Kështu ka vepruar këtë të diele, Macron, i cili rrallë ka ndodh të shihet me veshje tjetër përveç kostumit.
Francezi është parë duke punuar në pallatin Elysee me xhup të njësisë franceze të Parashutistëve.
Veprimi i tij është mirëpritur megjithatë kishte nga ata që thanë se francezi po përpiqej të fitonte pak nga popullariteti i liderit ukrainas.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Që atëherë, Franca ka vendosur sanksione ndaj Kremlinit derisa vazhdimisht ka diskutuar ndaras me presidentin rus Vladimir Putin dhe Zelenskyn.