Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeA po përfshihet Presidentja në aktivitet partiak -në ditën e Kuvendit të...

A po përfshihet Presidentja në aktivitet partiak -në ditën e Kuvendit të “Guxo” fotografohet me Gërvallën e Pecin

Presidentja Vjosa Osmani, Donika Gërvalla e Faton Peci të mërkurën janë mbledhur për të pirë kafe, pikërisht në ditën kur partia e tyre “Guxo”,  mban  Kuvendin e parë  zgjedhor dhe konstituiv të organeve dhe statutit të Partisë.

Takimi i Osmanit, që është presidente e vendit me dy zyrtarë të Partisë Guxo, Donika Gërvallën që është lidere e partisë dhe Faton Pecin zyrtar i lartë i saj, është problematik sepse e lidhë presidenten me aktivitet partiak në ditën kur subjekti që e ka themeluar mban Kuvendin zgjedhor.

Sic dihet, sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit dhe  “nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik”,  e asnjë funksion në parti politike”.

Nga takimi i tyre, në ditën kur u bë publik lajmi se ish bashkë partiakja e tyre Doarsa Kica Xhelili do ta lë Guxo’në për t’iu bashkuar LDK’së, Osmani, Gërvalla e Peci çuan edhe një mesazh partiak.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë😊”, ka shkruar Peci.

Guxo është  krijuar më 5 nëntor 2020 nga Vjosa Osmani e cila ishte larguar pas një periudhe të gjatë të kaluar në LDK. Guxo Ka garuar brenda listës së përbashkët të Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2021 duke marrë shtatë deputetë, përfshirë Vjosa Osmanin.

Lista “Guxo” është regjistruar në fillim si parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në krye me Donika Gërvallën, si parti e qendrës së djathtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments