Sunday, January 19, 2025
HomeLajmeKosovaA po e rrezikon Kosova rrugën integruese për shkak të Asociacionit

A po e rrezikon Kosova rrugën integruese për shkak të Asociacionit

Bashkimi Evropian ka thënë se Qeveria e ka obligim ligjor themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se mos përmbushja e këtij obligim rrezikon rrugën integruese të Kosovës. Në Qeverinë thonë se drafti evropian nuk i plotëson kushtet që të dërgohet në kushtetuese për interpretim. Analistët vlerësojnë se me këtë qasje Qeveria po e fundos Kosovën.

Pas dështimit për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Kosova rrezikon edhe më tej rrugën integruese nëse Qeveria nuk i plotëson obligimet e marrëveshjes së Brukselit ku bën pjesë edhe Asociacioni i komumave me shumicë serbe. Kështu tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian në një përgjigje për RTV 21. Duke iu përgjigjur kritikave të Qeverisë së Kosovës se BE-ja ngatërroi dy procese të ndara: Këshillin e Evropës dhe dialogun me Serbinët, zëdhënsi Stano tha se si BE-ja ashtu edhe Këshilli i Evropës janë organizata të bazuara në respektimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve që u përkasin pakicave kombëtare.

“Është e rëndësishme të kujtojmë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim i paplotësuar i Kosovës që rrjedh nga Marrëveshja e Dialogut e vitit 2013 – e vetmja Marrëveshje e Dialogut e ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës me 2/3 e shumicës. Prandaj, është një obligim i qartë ligjor për Kosovën sipas ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht një çështje e sundimit të ligjit, e rëndësishme për të dyja organizatat”, tha Stano për RTV21.

Qeveria e cila përmes ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ishte zotuar se është duke punuar për hartimin e draft-statutit të Asociacionit dhe do ta dorëzonte në fund të këtij muaji në Kushtetuese në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pasi Kosova nuk hyri në agjendë të kësaj organizate, zyrtarët e Qeverisë thanë se një ofertë e tillë për BE-në nuk vlen më. Shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari kritikon BE-në për anshmëri dhe thotë se nuk lejojnë të krijohet një asociacion i dëmshëm për vendin.

“Jemi në rrethana që nuk duam që të krijojmë mekanizma me të cilët mund të ketë dëmtim të brendshëm të rendit kushtetuese. Ajo që u prezantua në draftin evropian kemi brenda serioze për të. Qeveria nuk ka vendim për draftin sepse nuk pajtohet me të”, tha Kusari-Lila.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, komentoi edhe sinjalin e mëparshëm të Qeverisë së Kosovës se ajo mund të hartojë draftstatutin për Asociacionin. Ai u shpreh skeptik nëse drafti i Qeverisë mund të jetë në harmoni me kërkesat e BE-së.

“Mirëpresim gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar përfundimisht tani pasi që nga viti 2013, për fat të keq, Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë hap drejt themelimit të Asociacionit dhe rrjedhimisht drejt mbrojtjes së shtuar të të drejtave të njeriut që u përkasin pakicave, pavarësisht mundësive të shumta për ta bërë këtë. Në të njëjtën kohë, sipas Marrëveshjeve përkatëse të Dialogut, statuti për themelimin e Asociacionit duhet të paraqitet dhe diskutohet në Dialog. Prandaj, është e pamundur të vlerësohet përputhshmëria e tij me Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, tha Stano.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments