Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeA keni folur me Vuçiç për lirimin e tre policëve kosovarë? Përgjigjet...

A keni folur me Vuçiç për lirimin e tre policëve kosovarë? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e përbashkët me kryministrin hungarez edhe për arrestimin e tre policëve të Kosovës nga njësitet serbe.

I pyetur se a ka arritur të komunikojë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Rama theksoi dhe njëherë se “qysh nga sekonda e parë e daljes së lajmit, ne jemi angazhuar nga të katërta anët me të gjitha kanalet e mundshme për lirimin e 3 punonjësve të policisë”.

“Debati mbi shkeljen, apo mos shkeljen e të cilëve është i rëndësishëm në nivelin politik dhe në nivelin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe nën niveli ne marrëdhënieve ndërkombëtare, por nuk kanë asnjë rëndësi për tre burra që janë sot larg shtëpisë së tyre dhe që duhet të kthehen menjëherë. Pastaj debati ishin këtej apo ishin andej, dhe konkluzionet përkatëse për të mund të vazhdojnë. Ajo që është me rëndësi është se ata nuk mund të mbahen për shkelje kufiri në Serbi, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre sepse nuk kanë bërë asnjë krim dhe sikur të presupozojmë se janë kapur disa qindra metra në anën tjetër apo qindra metra në këtë anë, pala e tretë që merret me këtë punë thotë dhe kështu dhe ashtu, nuk ka asnjë vlerë kjo në raport me ata. Shkelje e kufirit do të thotë kthehu mbrapa! Kaq! Mbajtja e tyre është e pajustifikueshme nëse vazhdon përtej ditës së sotme. Është e pajustifikueshme që në fillim, por duhet të mbarojë”, tha Rama.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments