Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci, ka deklaruar se nuk di nëse ekziston një marrëveshje mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe deputetes nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.
Gjatë hyrjes në objektin e Kuvendit, Peci iu përgjigj gazetarëve, duke thënë se nëse ka një marrëveshje mes Kurtit dhe deputetes Balje për ta mbështetur kandidatin për kryeparlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata duhet të drejtohen tek vetë Kurti për të marrë më shumë informacion.“Drejtohuni akterit kyç për këtë, nuk kam informacion”, ka thënë Peci.