Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaA ishte përmendur tërheqja e trupave amerikane gjatë Qeverisë Kurti I? Çfarë...

A ishte përmendur tërheqja e trupave amerikane gjatë Qeverisë Kurti I? Çfarë thotë Isa Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për raportet Kosovë-SHBA gjatë qeverisë Kurti I, ku ndër të tjera senatorë dhe personalitete të rëndësishme në SHBA kanë pyetur se pse duhet të qëndrojnë trupat amerikane në Kosovë, meqë Kosova nuk ka interesim për paqe dhe stabilitet.

Mustafa tha se LDK-ja nuk pati zgjidhje tjetër pos ta votojë mocionin e mosbesimit, pasi Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm atëkohë, Agim Veliu.

Por, paraprakisht, pos emisarit amerikan për çështjen Kosovë-Serbi, Richard Grenell, edhe personalitete të ndryshme me rëndësi dhe senatorë amerikanë kanë pasur vërejtje për tarifën, dialogun dhe gatishmërinë e Kosovës për paqe dhe stabilitet.

Andaj, Mustafa tha se fakti që SHBA thoshte se pasi Kosova s’ka vullnet për paqe dhe stabilitet, trupat amerikane s’kanë arsye të qëndrojnë në Kosovë, bëri që LDK-ja të distancohej nga konflikti me SHBA-në.

“Nuk kemi pasur zgjidhje tjetër pos mocionit të mosbesimit. Askush nga SHBA nuk ka pasur kërkesë eksplicitë për shkarkimin e qeverisë. Vërejtje ka pasur, në rast se ne vazhdojmë kështu, s’do ta ketë përkrahjen e SHBA-së, vërejtje ka pasur edhe për çështjen e tarifës, vërejtje ka pasur edhe sa i përket dialogut. Pos Grenellit, ka pasur vërejtje edhe nga senatorët e tjerë të SHBA-s dhe personalitete të rëndësishme të SHBA-së, kanë thënë se Kosova duhet t’i japë shanse stabilitetit dhe paqes. Nëse Kosova nuk tregon gatishmëri për paqe dhe stabilitet, atëherë kishte edhe paralajmërime “pse ne t’i mbajmë trupat tona në Kosovë”. Pra, cila është arsyeja pse SHBA-ja t’i mbajë trupat në Kosovë, kur Kosova s’ka vullnet për paqe dhe stabilitet. Të gjitha këto na shtyn të mos bëhemi pjesë e konfliktit me SHBA-në” , është shprehur Mustafa në KTV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments