Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se koalicioni VV-Guxo është stabil. Ai mohoi zërat për përçarje mes tyre pas emërimit të Ministrit të ri të Shëndetësisë.
Konjufca komentet i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
“Krejt çka është për koalicionin ka lidhje me ato që janë precizuar në fillim, pra relacionet që do t’i ketë VV me Listën Guxo dhe numrin e ministrive që e ka secila. Ai numër i miistrive nuk lëviz”, thotë Konjufca.
“Shumë stabil është koalicioni. Qeverisja është duke bërë punë të mira, është duke i realizuar ato premtimet e veta që i ka dhënë gjatë muajve dhjetor e janar prej kur u rrëzua qeveria Hoti prej Kushtetueses”, thotë Konjufca.
Videon e plotë të emisionit e keni KËTU.