Kryetari i ri i Prishtinës nga radhët e LDK-së Pëparim Rama ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti, njëherësh lider i LVV-së, ende nuk ia ka uruar fitoren.
Rama tha se Kurti me siguri që do ta thërras.
“Jo ende, por me siguri që do të më thërret”, tha Rama në Klan Kosova.
Rama pret mbështetje edhe të kryeministrit Albin Kurti për të cilin tha se ka një raport të veçantë.
“Unë e njoh z.Kurti para shumë kohësh, njihemi moti dhe s’kam asnjë arsye që të besoj se nuk do të kemi bashkëpunim”, tha Rama.